Verën e shkuar Elseid Hysaj ishte shumë pranë largimit nga Napoli, pas një sezoni shumë të vështirë, që kaloi nën drejtimin e Karlo Ançelotit. Me largimin e këtij të fundit në fillim të sezonit, Hysaj hyri përsëri në planet e klubit të Napolit, me Gatuzon, që vendosi ta hedhë në fushë dhe t’i japë besim.

Mundësinë që i dha trajneri i ri shkodrani e shfrytëzoi në maksimum, duke e kthyer besimin në vete dhe u bërë i rëndësishëm për Napolin.

Deri para se të ndodhnin të gjitha këto Hysaj po shqyrtonte vetëm mundësitë e largimit, por që nga hyrja e 2020, Napoli ka treguar interes për të rinovuar me shkodranin kontratën që skadon në verën e vitit 2021.

Mario Xhufredi, menaxheri i Hysajt është shprehur skeptik rreth qëndrimit të shkodranit në Napoli, por në fund është vetë mbrojtësi që vendos.

Siç raportojnë mediet italiane, Napoli ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Hysajn. Ende nuk ka një marrëveshje, por theksohet se skuadra napolitane nuk e dëshiron largimin e Hysajt. /vipsport/