...
HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEPëson dy gola në limitet e dy pjesëve, Shqipëria mundet 0-2 në...

Pëson dy gola në limitet e dy pjesëve, Shqipëria mundet 0-2 në Poloni

Shqipëria pëson humbjen e dytë në eliminatoret e Botërorit në futboll për femra. Pas fitores së shkëlqyer ndaj Armenisë me rezultatin e thellë 5-0, vajzat e drejtuara nga Grima humbën një ndeshje direkte me Poloninë në përpjepjet për vendin e tretë.

Në Tychy Stadium, vendaset luajtën më mirë dhe na mundën 2-0 me nga një gol për pjesë teksa edhe paraqitja e vajzave kuqezi ishte në rritje dhe pozitive. Dy raste të rrezikshme krijuan skuadra jonë por pa arritur të shënojnë.

Kombetarja polake i ka shenuar te dy golat e saj ne limitet e te dy pjeseve, pikerisht ne minutat 42 dhe 89, por duhet thene se paraqitja e ekipit tone ka qene vertete e mire.

Gjithsesi, Shqipëria mbetet në vendin e katërt në renditje me 4 pikë pas katër ndeshjesh teksa sfidat e radhës tani janë në Nëntor ndaj Norvegjisë dhe Kosovës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.