Vetëm pak ditë pasi hodhi kandidaturën e tij për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Petrit Hoxha sot ka zyrtarizuar tërheqjen nga kjo garë.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në faqen e tij në facebook ku dhe falenderon të gjithë ata që e mbështetën në këtë vendim të marrë pak ditë më parë, duke menduar se ishte ai njeriu i duhur për drejtimin e këtij sporti.

Ja çfarë shkruan Hoxha për këtë tërheqje nga kjo garë:

“Ne korrektesi dhe respekt ndaj miqve te mi me duhet te sqaroj sa me poshte:

Kandidimi im per president te FSHP-se kondicionohet me te qenit anetar potencial i partive politike dhe ne kete moment i P.S!!

Gje qe e kam neveritur dhe perbuzur gjate gjithe jetes time.

Ishte momenti qe une s’kam asnje nevoje per peshengritjen shqiptare, sikurse me shume se kurre peshengritja shqiptare kishte nevoje per mua, pasi jam i shkolluar prej s’verteti dhe profesionist po prej s’verteti. KY ESHTE REALITETI!

Ne perfundim dua te falenderoj te gjithe per besimin qe me afruan. Nga komuniteti i peshengritjes Muharrem Berisha qe megjithese eshte me kandidaturen e Masllavices, me uroi per kandidimin dhe per fitore.

Sportistet, Brikenin, Marsildin, Romarion, qe dolen mbi “friken”, por menduan per parimet e zhvillimit. Ish- sportistin rekordmen D.Zaganjorin etj.

S’kam asnje hatermbetje per sportistet e mrekullushem qe mbeshtesin Th.Masllavicen, qe natyrisht s’mund te reagonin.

Nga media falenderoj Gjergj Kola per ekspozene e menjehereshme qe i beri kandidimit tim dhe gazetarin brilant Adratik Riza Dosti per mbeshtetjen profesionale dhe shume njerezore.

Uroj zgjedhje te qeta dhe ne vazhdim mbeshtes Theodhori Masllavicen ne postin e Presidentit te F.Sh.P.
Me respekt Ing.P.Hoxha”