Juventus afrohet me titullin e shtatë radhazi në Serie A, si askush tjetër në historinë e futbollit italian, pasi ka fituar 2-0 ndaj Atalanta në ndeshjen e prapambetur të luajtur në Torino dhe kryeson Serie A me katër pikë avantazh ndaj Napoli, kur mbeten edhe dhjetë ndeshje nga fundi.

Bardhezinjtë, që janë edhe në finalen e Kupës së Italisë dhe në çerekfinalet e Champions League, e gjetën golin e parë me anë të Gonzalo Higuain, kur u mbush gjysmë ore lojë.

Sulmuesi argjentinas mposhti portierin shqiptar të miqve Etrit Berisha me një diagonale të saktë nga brenda zone, pas pasimit të marrë nga Douglas Costa.

Ky ishte goli numër 16 i Higuain në këtë edicion të Serie A.Skuadra e Allegri ka blinduar fitoren e 12-të radhazi me golin e shënuar në fund nga mesfushori francez Blasie Matuidi (asist Higuain).

Atalanta, që e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të marrë nga Mancini, dhjetë minuta para fundit, mbetet në vendin e tetë./telesport/