Sonte u luajt edhe ndeshja e javës së dytë mes Vllaznisë dhe Kukësit. Derbi i veriut përfundoi me rezultatin 2-1 për shkodranët.
“Shkodra Sport” sjell edhe disa të “veçanta” të sfidës për gjithë lexuesit e saj.

-Topin e parë të sezonit në Shkodër e shqelmon Armando Cungu. Ish-mesfushori i kuqebluve dhe aktualisht trajneri i kombëtares u-19 ishte i përzgjedhuri nga drejtuesit kuqeblu për traditën e zakonshme të shkelmimit të topit të parë.

-Priteshin me shumë tifozë në shkallët e “Loro Boriçit”. Në ndeshjen debutuese të sezonit para tifozerisë së tyre, skuadra kuqeblu nuk u përkrah si zakonisht në stadium.

-Esat Mala debuton nga minuta e parë me Vllazninë. Prizrenasi i afruar në merkaton e verës u preferua nga Josa që në fillim, duke shkaktuar kështu një “surprizë” me formacionin. Po ashtu habit fakti se në sulm luajti Ardit Hoxhaj, duke lënë kështu në stol Kainen, ndërsa Aralica mungoi për shkak dëmtimi.

-“Elektrizohen” të pranishmit në “Loro Boriçi ku brenda 6 minutave, Vllaznia godet dy herë traversën. Fillimisht me Latifin e më pas Hoxhaj, ku rasti i humbur nga vlonjati është flagrant dhe për të vënë duart në kokë.

-“Shpërthen” stadiumi në ovacione dhe duartrokitje në minutën e 27-të. Heriç me një veprim individual dhe një goditje potente shënon për Vllazninë.

-Dy trajnerët Josa dhe Gega duken shumë të qetë. Të dy krerët e pankinave përkatëse japin udhëzime në qetësi për skuadrat e tyre.

-Shpërdoron shumë Vllaznia. Jonuzi godet për të tretën herë shtyllën për kuqeblutë. Tifozët shkodranë kërkojnë golin e dytë për të mbyllur ndeshjen.

-Ovacione për Kainen nga tifozët shkodranë në momentet që braziliani po bëhet gati të zbresë në fushën e lojës.

-Vërrshëllima nga shkallët e stadiumit kundrejt Vllaznisë, tifozët shkodranë të pakënaqur me lojën e skuadrës së tyre.

-Liridon Latifi largohet nga fusha i shoqëruar nga mjekët e Vllaznisë. Sulmuesi duket se vuan një dëmtim, por inkurajohet nga duartrokitjet e tifozëve shkodranë.

-Ka penallti për Vllazninë në minutën e fundit të ndeshjes. Kaina rrëzohet në zonë dhe Meta akordon 11-metërsh. Gjyqtari kryesor i takimit e anullon pasi shqyrton pamjet me anë të VAR dhe gjithçka qëndron në shifrar 1-1 vetëm për pak sekonda pasi Marku shënon duke dhuruar fitoren shkodranëve.

-Shpërthen edhe stafi i Vllaznisë pas golit të Markut, ku i gjithë stafi zbret në fushë për të festuar.

-Mbyllet 2-1 për Vllazninë. Sukses që karikon shumë ambientin kuqeblu para sfidës “klasike” me Tiranën në javën që vjen.

Endri ÇINARI