Tirana dhe Vllaznia arritën të regjistronin fitoret e para për këtë sezon të ri në Kategorinë Superiore me sukseset respektive nga Egnatias dhe Kukësit.

Tre pikët ngjisin Tiranën në vendin e dytë në ndjekje të Bylisit kryesues pas dy javëve të para.

Në anën tjetër për shkodranët këto ishin pikët e para të sezonit që i ngjisin në vendin e gjashtë të renditjes.

Laçi dhe Partizani duhet ende të luajnë ditën e nesërme për të mbyllur plotësisht këtë javë të dytë në Kategorinë Superiore.