Sot u luajt edhe ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos e mbyllur në shifrat 2-1. Sfida e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit solli edhe disa “pikante” që “Shkodra Sport” i sjell për lexuesit e saj.

-Para fillimit të ndeshjes të dy skuadrat sensibilizohen me luftën në Ukrainë. Pozojnë me pankartën “Mos luftoni, luani futboll”.

-Një risi në stadiumin “Loro Boriçi” pasi për herë të parë në një ndeshje të Vllaznisë, përeth fushës ka të vendosura tabela elektronike për reklamat.

-Interesimi i tifozëve nuk ishte shumë i madh në shkallët e stadiumit. Nuk mungon grupimi i tifozëve ultras si gjithmonë.

-Portieri Bojan Zogoviç i cili ishte i pezulluar për ndeshjen kundër Dinamos për shkak të ndëshikimit me karton në takimin kundër Skënderbeut, preferon ta ndjekë ndeshjen në tribunën e gazetarëve.

-Bie në sy rreshtimi 3-5-2 i formacionit të Vllaznisë në fillimin e sfidës.

-Ka një mesazh nga tifozët e Vllaznisë duke hequr paralele me luftën Rusi-Ukrainë ku në pankartën e tyre ka një shkrim: “Stop War (Ndaloni luftën Rusi-Ukrainë) dhe Stop Var (Vllazni-FSHF)

-“Shpërthen” i gjithë stadiumi në minutën e 11-të pasi pretendohet për një penallti në favor të Vllaznisë. Gjyqtari Shahini pasi shikon pamjet me anë të VAR vendos për akordimin e 11 metërisht.

-Ante Aralica gjen golin pas shumë kohësh. Gëzimi i kroatit është shumë i madh, por është i pafat pasi goli anullohet për pozicion jashtë loje.

-Aralica gjen sërish golin. Kësaj here është i rregullt dhe gëzimi i kroatit është i ligjshëm.

-Ka një irritim të pankinës së Dinamos me vëzhguesin e ndeshjes. Arbitri Shahini i tregon të kuqen dhe përjashtimin nga pankina dy pjesëtarëve të stafit blu.

-Sabien Lilaj largohet i nervozuar nga fusha. Mesfushori duket se nuk e pret mirë zëvendësimin nga ana e Devollit duket u larguar menjëherë në dhomat e zhveshjes.

-Ovacione për Aralicen në momentin e zëvendësimit. Publiku shkodran duartroket për sulmuesin kroat.

-Gurishta merr karton të verdhë. Mbrojtësi i cili ndodhet në pankinë ndëshkohet nga Shahini për shkak se fut një top në lojë gjatë një aksioni.

-Ndërkohë të verdhë merr edhe Elvis Plori për protestat e tij të tepruara.

-Në fund superentuziasëm në rradhët e Vllaznisë ndërsa zhgënjim tek Dinamo që vijon me formën negative.
Endri ÇINARI