Mbyllet ne avantazh 1-0 pjesa e pare e ndeshjes ndaj Çekise. Goli i Jasir Asanit ne minuten e 9-te ka bere qe kuqezinjte tane te shkojne ne pushimin e ndeshjes me te qete.
Per me teper qe ata tashme jane edhe ne avantazh numerik sepse ne minuten e 38-te Çutil eshte ndeshkuar me kartonin e dyte te verdhe dhe si rrjedhoje te kuq nga ana e arbitrit.
Ka qene nje moment i sikletshem sepse lojtari çek ka shenuar ne ato momente, por kete e ka bere me dore dhe si rrjedhoje gjithçka eshte pare nga arbitrat te cilet kane nderhyre jo vetem duke anulluar golin, por duke e derguar ne dhomat e zhveshjes futbollistin mik.
Nje 45 minutes qe mbyllet 1-0 per Shqiperine e cila eshte me prane se kurre me Europianin,megjithate duhen pritur edhe 45 minutat e dyta.
SHQIPËRI-ÇEKI 1-0
9′ Asani
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Çikalleshi.
Trajner: Silvinjo
ÇEKIA: Pavlenka, Holesh, Brabek, Krejçi, Kufal, Suçek, M. Sadilek, Jurashek, Çernji, Çutil, Kushta.
Trajner: Jaroslav Shilhavi