Skënderbeu nuk do të jetë në kupat e Europës këtë verë dhe është një goditje shumë e rëndë në të gjitha drejtimet për klubin korçar, që natyrisht do të ulë ndjeshëm shpenzimet, në pritje të gjyqit final në CAS kundër dënimit të UEFA-s me 10 vite përjashtim nga Europa.

Ndërkohë, presidenti Ardian Takaj bën llogaritë dhe praktikisht lojtarët më të paguar do të largohen, të lirë ose do të shiten.

Sabien Lilaj ishte i pari që u largua drejt Azerbajxhanit, por së shpejti e kanë radhën lojtarë të tjerë.

Sport Ekspres mëson se drejtuesit e Skënderbeut kanë një plan për këtë verë: shumë nga lojtarët që janë ende nën kontratë do të kalojnë në huazim te Laçi ose te Luftëtari, edhen varësi të shortit të nesërm.

Të gjithë do të kenë mundësinë të luajnë në Europa League këtë verë dhe jo vetëm që do paguhen në rast kualifikimi, por gjithashtu do të kenë mundësi të tregojnë sa vlejnë për menaxherë të ndryshëm që  ndjekin ndeshjet e kupave të Europës.

Nëse ndonjë lojtar evidentohet, Skënderbeu do ta shesë, për të arkëtuar sa të mundet për të përballuar sezonin e ardhshëm.

Lojtarët që pritet të qëndrojnë

Fidan Aliti

Kaba Sambou

Leonit Abazi

Benejam Demte

Nazmi Gripshi

Uerdi Mara

Suad Sahiti

Marjo Dajsinani

Aldo Teqja

Xhejms Adeni

Blerim Krasniqi

Bruno Dita

Jorgo Pëllumbi