Armando Broja po shkëlqen këtë sezon te Vitesse në Holland.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare ka shënuar 11 gola këtë sezon e tashmë shumë klube të Europës kanë kthyer sytë nga ai.

 Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, Chelsea ka marrë vendim dhe do t’I rinovojë kontratën Brojës pasi drejtuesit e klubit kanë besim të aftësitë e lojtarit shqiptar.

Tashmë ngelet për t’u parë nëse Broja do të qendrojë sërish në huazim te Vitesse edhe sezonin tjetër apo do të rikthehet në Londër./newsport/