Manchester United “i gatshëm të fitojë para nga Paul Pogba dhe Jesse Lingard”, për të mbledhur fonde për një marrëveshjen me Jadon Sancho, pasi presidenti, Ed Woodward, përjashton lëvizjet e mëdha të parave

Duket se Manchester United është përgatitur të dëgjojë ofertat për Paul Pogba dhe Jesse Lingard, këtë verë në mënyrë që të mbledhin fonde për objektivin e transferimit të Jadon Sancho, shkruan The Sun.

Presidenti, Ed Woodward, ka paralajmëruar se “zinxhirët e çantës” do të jenë të shtrënguara në merkaton e verës, për shkak të pasigurisë financiare që ka sjellë pandemia e Coronavirusit.

Me Sancho që ka një klauzolë lëshimi prej 100 milion £ nga Borussia Dortmund, Manchester United mund të detyrohet të qartësojë nëse ata duan ta marrin atë në ekip.

Fatmirësisht për Manchester United, duket se Juventus është i gatshëm për të rikthyer Pogba, në Serinë A. Kampionët italianë raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë lojtarët Aaron Ramsey, Miralem Pjanic dhe Adrien Rabiot si pjesë e një marrëveshje.

Plus, të gjitha klubet janë goditur financiarisht dhe pritet që çmimet e lojtarëve të zbresin.

Sidoqoftë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer harxhoi 47 milion £ për Bruno Fernandes në janar, gjë që mund t’i japë shefave të United pauzë përpara se të shpenzonzojnë edhe më shumë para këtë vit./newsport/