Cristiano Ronaldo, në ndeshjen me Valencian, para dy javësh kapi rekordin fantastik prej 100 fitoresh në Champions
Iker Casillas është bërë vetëm lojtari i dytë në histori, pas Cristiano Ronaldos, që ka arritur 100 fitore në Ligën e Kampionëve.

Ish-portieri i Real Madridit e barazoi këtë rekord mbreme në fitoren 3-2 të Portos kundër Galatasarayt, diçka që e kishte arritur ylli i Juventusit javë më parë, shkruan Insporti.

Casillas bëhet lojtari i parë spanjoll që e arrin këtë shifër të frikshme, i cili e ka fituar titullin tri herë (2000, 2002 dhe 2014).