Gjate sezonit te kaluar ka qene ne lartesine e duhur. Vllaznia nuk ka vuajtur nga porta, pavaresisht ndonje gabimi te bere nga pjestaret e saj, por e pergjithshmja ka qene pozitive sepse pritjet e bera kane qene te shumta.

Pikerisht prej kesaj, drejtuesit e klubit kane vendosur t’i besojne serish te njejtes treshe portieresh, duke filluar nga Zogoviç, per te vazhduar me Qarrin dhe per te perfunduar me Shkozen.

Burime prane klubit shkodran bejne te ditur se ne kete sezon qe pritet te nise shpejt, do te kete me shume hapesira per portierin e dyte, Kristi Qarrin i cili konsiderohet si e ardhmja e katerkendeshit shkodran.

Nje gje e tille i eshte bere e ditur edhe Zogoviç, megjithate do te jete ecuria e skuadres ajo qe do te vendose me shume gjera. E rendesishme do te jete qe pavaresisht se kush do luaje, porta e Vllaznise te jete e sigurte./SHKODRA-SPORT.COM/