Chelsea po kalon një krizë të madhe rezultatesh, teksa në 11 ndeshjet e fundit, ka vetëm një fitore në të gjitha kompeticionet.

E ardhmja e trajnerit Graham Potter është në dyshim prej kohësh, por duket se kupa është mbushur. Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, humbja e fundit me Tottenham, mund të rezultojë fatale për teknikun 47-vjeçar.

Drejtuesit po mendojnë për të ndryshuar trajner dhe alternativat për të marrë drejtimin e Chlesea janë dy.

Mauricio Pochettino dhe Zinedin Zidane, janë dy kandidatët për të marrë drejtimin e londinezëve. Të dy këta trajnerë janë të lirë dhe nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje me njërin prej tyre në ditët e ardhshme.