Presidenti i Kombëtares, Armand Duka, foli në një lidhje direkte nga Dublinë për emisionin “Sport News Plus” në “News 24” ku ndau opinionin e tij në lidhje me shortin e sotëm:

I kënaqur me shortin?

Shorti short është nuk është se të jep kënaqësi. Gjithë skuadrat të forta janë. Në qoftë se do të kishim Gjermaninë dhe Holandës do të ishte shumë e vështirë. Është një grup ku mund të shpresojmë. Në çdo ndeshje mund të marrim rezultat pozitiv. Është një gjë që duhet ta tentojmë.

Cilat janë objektivat?

Nëse do të kemi skuadrën në dispozicion dhe të gjithë fajtorët, mund të arrijmë një kualifikim. Janë skuadra shumë të forta. Asgjë nuk do të nënvlerësohet. Ndeshjen e parë do ta luajmë me Turqinë në Shqipëri. Urojmë ta nisim me fitoren.

Çfarë i thatë Panuçit pas shortit?

Nuk i thashë ndonjë gjë të veçante Panuçit. Të njëjtën gjë që thashë tani i thashë dhe trajnerit.

Në cilat stadiume do të luhen ndeshjet eliminatore të Europianit?

Patjetër që do të fillojmë të luajmë dhe në Arenën Kombëtare, por edhe në Shkodër dhe në Elbasan. Do të luajmë me të 3 formacionet besoj. Megjithatë akoma nuk i kemi pacaktuar”, u shpreh Duka.