Do te nise kete fundjave edhe kampionati i kategorise se dyte dhe Veleçiku ndeshjen e para do ta luaje ne transferte ndaj ekipit te Shenkollit. Duke folur ne lidhje me kete ndeshje trajneri i koplikasve Besnik Duli eshte shprehur:

“Do te bejme nje paraqitje dinjitoze me Shenkollin dhe ne udhetojme vetem per nje rezultat pozitiv ne kete ndeshje te pare te kampionatit.

Trajneri Duli eshte rikthyer serish pas dy sezonesh ne krye te pankines koplikase dhe ndonese gjerat nuk kane qene ashtu si duhet, ai serish shpreson qe Veleçiku te arrije objektivin e tij sezonal, qendrimin ne kategorine e dyte.

Kjo sepse skuadra nuk e ka organiken e duhur per te pretenduar me shume dhe kete e thote edhe Duli kur shton: “Ekipit i duhen lojtare cilesore per te ecur perpara, por kjo nuk na u mundesua nga merkatoja.

Megjithate nuk do te dorezohemi, do te gershetojme elementin e ri me ate me me pervoje ne menyre qe te marrim me te miren e tyre dhe te sigurojme objektivin qe ka skuadra per kete sezon. E rendesishme eshte ta nisim mbare kampionatin dhe une do te isha i kenaqur edhe me nje barazim ne kete ndeshje te pare ne transferte ndaj Shenkollit”./SHKODRA-SPORT.COM/