Tirana humbi me rezultatin 2-1 ndeshjen e dytë të vlefshme për turin e parë të Champions League. Bardheblutë e kishin humbur të parën 1-0 në Luksemburg, teksa tashmë do luajnë në turin e dytë të Conference League. Presidenti Refik Halili foli në përfundim të ndeshjes.

“Për të shkuar më tutje duhet më shumë punë, më shumë blerje. Për mendimin tim është shumë e thjeshtë me thënë që merkato nuk kemi bërë, por nuk është e kollajshme të gjesh lojtarë. Ka pak lojtarë që bëjnë atë punë që kërkon stafi apo klubi. Halili: Ne do vazhdojmë me qetësi. Kemi ndeshjen e radhës.

Pastaj do flasim. Pyetje: Kur thoni duhet më shumë punë, sinjal për Shehin? Halili: S’ka lidhje Shehi. Shehi dhe skuadra është në rregull për mendimin tim. Nëse do të ecësh në Champions duhet kontigjent më shumë dhe pak më shumë lojtarë cilësorë.

Pyetje: Çfarë nuk shkoi sot? Halili: Po të ishte bo goli do flisnin ndryshe. Unë nuk e hedh poshtë skuadrën. Blerjet që kemi bërë do t’i shikojmë në kampionat që do jenë shumë të mirë. Problemi është çfarë do bëjmë me Champions”./newsport/