Serie A është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. Italia është një nga zonat më të prekur edhe pse ditët e fundit numri i të prekurëve dhe atyre që humbin jetë është ulur ndjeshëm.

Tashmë drejtuesit e Federatës italiane po mendojnë për rifllimin e kampionatit dhe një intervistë për “Rai Uno” presidenti Gravina u shpreh se futbolli mund të rikthehet në fund të majit, por fillimisht duhen kryer testet.

“Kushdo që thotë se futbollistët do të jenë të mbyllur deri në fund thotë diçka të pavërtetë. Fillimisht duhen kryer testet në mënyrë që lojtarët të jenë të gjithë negativ nga covid-19.

Kështu që vëmendje maksimale dhe më pas ekziston një seri e tërë procedurash kontrolli. Janë caktuar tre javë kohë për stërvitje, pastaj fillojmë përsëri me lëvizje dhe transferime me garat që do të fillonin përsëri midis fundit të majit dhe fillimit të qershorit”./newsport/