Vllaznia ben realitet nje tjeter goditje. Nje nga dy amerikanet qe kishin ardhur ne prove pak dite me pare, ka bindur stafin teknik dhe pasditen e sotme ka firmosur per kuqeblute.

Behet fjale per Javis Howard, nje basketbollist 2.03 m i gjate dhe qe luan ne pozicionet 4-5. Ai ka arritur te tregoje vlera gjate ketyre diteve dhe per kete arsye, stafi ka dhene “ok”-in per kete transferim.

Howard nuk eshte krejt i panjohur pasi ne kete sezon ka qene pjese e ekipit “Ylli” te Suharekes, nje lojtar me statistika te mira si ne mbrojtje, ashtu edhe ne kercimet ne tabele.

Presidenti Xhaferi nuk ka ngurruar te hedhe firme ne kontrate me pas duke ia bere dhurat ekipit kete blerje pikerisht ne naten e nderrimit te viteve.

Perveç Howard, pritet qe me ekipin te bashkohen edhe lojtare te tjere ne menyre qe ai te jete gati per startin e fazes se dyte.
Ajo do te nise në fillim të shkurtit dhe deri atëherë stafi teknik do të ketë kohën e duhur për të ingranuar lojtarët e ardhur me ato aktualë në mënyrë që ekipi të funksionojë më mirë nga sa ka funksionuar deri më tani.
© shkodrasport.com