Kur të gjithë sonte festojnë natën e ndërrimit të viteve, në fakt ka edhe familjë në të cilat kjo festë ka kaluar në plan të dytë. Madje, askush nuk mendon për festë.

Për fat të keq, kështu ka ndodhur edhe në familjen Zmijani sepse nëna e futbollistit të mirënjohur të Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare- Hysen Zmijani, ka ndërruar jetë. Varrimi i të ndjerës do të bëhet ditën e nesërme në orën 13.00.

Gazeta “Shkodra Sport” i gjendet pranë mjeshtrit të njohur të futbollit në këto momente të vështira duke e ngushëlluar për humbjen e njeriut të tij të dashur.
© shkodrasport.com