Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, I ftuar në emisionin “Elite Show”, dha opinionin e tij për ndeshjen e fundit me Partizanin, që përfundoi në barazim 1-1, si dhe për skemën e kampionatit, për të cilën nuk ka qenë dakord në fillim.

“Në minutat e fundit, sikur të dyja ekipet po luanin për atë rezultat, edhe pse patëm dy raste të pastra në fund. Vllaznia – Partizani është është vitrinë e kampionatit shqiptar. Më speciale ishte prania e tifozëve, rreth 5000 mijë. Dua t’i përgëzoj për pjesëmarrjen në ndeshje. Ishte atmosferë e mirë, u bë lojë e hapur. U luajt nga të dy krahët. Për Vllazninë pjesa e dytë ishte në favor. Në përgjithësi, rezultati ishte i drejtë. Duhet t’i gëzohemi kësaj pikë dhe sfidat janë në vazhdimësi.”

Skema e kampionatit: “Patëm kundërshti për skemën, unë dhe Gaz Demi. Shpresojmë të bëhet kampionat I mirë. Presidenti i Egnatias ishte pro skemës. Kampionati po luhet, ka ende rrugë.”

Rentabiliteti i klubeve shqiptare: “Nuk kanë rentabilitet kubet shqiptare. Mendoj se Partizani dhe Tirana kanë bërë disa shitje. Janë klube më të strukturuara. Edhe ne jemi drejt kësaj qasjeje dhe po punojmë për akademinë, për ta përforcuar më tepër.

Jemi munduar ta ndryshojmë politikën, duke u dhënë mundësi lojtarëve të akademisë. Kemi një Vllazni me 9 lojtarë shkodranë. Jemi munduar të alternojmë elementin e ri me lojtarë cilësore si Balaj, Hakaj, Krymi etj.

Ka pasur raste kur stadiumi mbushej dhe humbej ndeshja, por edhe fitohej ndeshja në shumë raste. Qajmë të gjithë bashkë kur humbim, por paguaj unë.

Tre lojtarët e preferuar shkodranë: “Martini, Sinani dhe Salihi. Martini bëri dy herë të njëjtin gol kundër Partizanit, nuk e harroj.”

Premtimi për tifozët e Vllaznisë: Titulli është detyrë, prandaj mora drejtimin e Vllaznisë. Do të luftojmë fort që të bëjmë më të mirët për të gëzuar tifozët. Shkodra meriton titullin, mungon prej vitesh. Do të punojmë fort për të realizuar objektivin. Titulli është një ëndërr për ne.

Merkatoja: “Kam mbetur i zhgënjyer nga merkatoja e janarit., Kemi pasur problematika edhe në harmoninë e ekipit. Vetëm një goditje bëmë vjet në merkato, Balajn, i cili është djali i shtëpisë. Sivjet kemi bërë dy goditje, besoj se do të japin për Vllazninë.”

Balaj: “Ka një kulturë të jashtëzakonshme sportive, rregulli dhe puna e tij. Ardhja e Balajt ka ndryshuar atmosferën te Vllaznia. Duhet vlerësuar për vlerat sportive dhe motivimin si kapiten”.