Një ditë pas prezantimit në rrjetet sociale të maketit të ri të stadiumit “Loro Boriçi” sipas projektit të arkitektit australian Peter Uillson, është publikuar dhe projekti që ka bërë inxhinieri shkodran Rexhat Koçkiçi. Ai i është dërguar prej kohësh kryeministrit Rama dhe stafit të tij por nuk është marrë parasysh fare nga ana e tyre sepse kishin ngarkuar arkitektin e huaj për bërjen e tij. Ajo që të bie në sy është se projekti i z. Koçkiçi siç e shihni edhe nga fotot e tij, është më i bukur si nga pamja e jashtme ashtu edhe në të gjitha drejtimet e tjera.

Po ashtu, edhe numri i tifozëve aty është më i madh, 21500 vende. Pra plot 4 më shumë sesa projekti që ka fituar. Ajo që është më e keqja, është se për ta vënë në zbatim projektin “Koçkiçi” duheshin 10 milionë lekë ndërsa për projektin “Uillson” shuma mund të mbërrijë tek 12 milionë eurot. Në rrethana të tilla, natyrisht që projekti i inxhinierit shkodran duhej marrë parasysh. Aq më tepër që ai është projektuesi edhe i gjysmës aktuale të “Loro Boriçit” megjithatë nuk ka ndodhur kështu. Gjithsesi e rendesishme eshte qe stadiumi te ndertohet sepse Shkodra e meriton nje gje te tille, pavaresisht projektit me te cilin do te ndertohet.
© shkodrasport.com