Portieri i Kastriotit, Edmir Sali, ka qenë heroi i ndeshjes së sotme ndaj Egantias, pasi priti një penallti që mund të kishte ndryshuar fatin e sfidës. Ai neutralizoi gjuajtën e Gëzim Krasniqit të Egnatias dhe tregoi për “SuperSport” pas sfidës se pse ia doli të fitonte duelin përballë mbrojtësit të rrogozhinasve.

“Ishte fitore shumë e rëndësishme për ne, ishte fitore karakteri dhe jam i kënaqur që ndihmova ekipin.

Krasniqi më ka gjuajtur një penallti me Egnatian dhe për pak e kam pritur atje dhe sot e dija që do të gjuante në të njëjtin krah dhe ia prita.

Ne mendojmë, jo vetëm unë, por të gjithë, vetëm ndeshjen e radhës, asgjë tjetër. E ardhmja? Deri tani nuk kam asnjë ofertë dhe jam i fiksuar të ndeshja e radhës, asgjë tjetër”, deklaroi portieri i Kastriotit.