Ka 7 vite qe punon me stadin e “Atletik Klub Shkodra” dhe duket se nuk ka nder mend per momentin te largohet nga kjo Akademi per shume arsye. Saimir Kaloshi eshte nje nga trajneret qe punon me shume pasion me ekipet e moshave dhe frutet e punes i ka marre. Jo thjest me disa trofe qe ka fituar, por me se shumti me lojtaret e talentuar qe kane dale nga duart e tij ne keto vite dhe qe sot po luajne me ekipe te njohura.
Per te mesuar me shume ne lidhje me kete personazh, gazeta “Shkodra Sport” permes intervistes se meposhtme do te mundohet te krijoje profilin e plote te tij. Ate se çfare ka bere deri tani dhe padyshim edhe objektivat per te ardhmen. Per me shume lexoni prononcimin e tij:
– Kush eshte Saimir Kaloshi?
Kam lindur ne Shkoder me 9 janar 1987 dhe shumicen e viteve te jetes time deri me tani ia kam kushtuar pikerisht futbollit. Fillimisht duke luajtur dhe tashme prej disa vitesh edhe si trajner.
– E nisim nga karriera juaj si lojtar. Cilat kane qene etapat qe keni kaluar ne kete rrugetim?
Futbollin e kam filluar qe ne moshen 9 vjeçare me trajner Ardian Arren per disa vite me ekipet e moshave dhe pastaj me U15 dhe U17 me trajner Sabah Bizin.. Mbas ekipit te U17 kam filluar me ekipin e pare te Ades ne moshen 18 vjeçare dhe aty kam luajtur per 3 vite.. Pastaj kam kaluar tek Terbuni per dy vite dhe tek Burreli kam qendruar dy vite te tjera. Me vone kam luajtur edhe me ekipin e Gramshit. Mbasi kam luajtur per dy sezone aty kam pesuar nje demtim ne gjurin e djathte ne moshen 27 vjeçare dhe mbas kesaj kam nderprere futbollin e luajtur.
– Dhe ketu nisi menjehere rrugetimi juaj si trajner me pas?
Po e kam nisur menjehere. Ka qene viti 2015 kur kam nisur punen si trajner moshash. Ka qene kembengulja e Ervin Dhembit, Elis Legates dhe Elton Bungajes qe dua t’i falenderoj shume qe ma besuan mua kyt rol tek ekipi U15 i “Atletik Klub Shkodra”.
– 7 vjet bashkepunim me te njejtit persona, me te njejten Akademi. Çfare ka te veçante Atletik?
“Atletik Klub Shkodra” eshte si nje familje e madhe ku mbizoteron harmonia dhe deshira per te punuar nga te gjithe stafi qe nga moshat e vogla deri tek te U17 qe do hapet kete vit perseri.
– Çfare tip trajneri eshte Saimir Kaloshi?
Une jam nje trajner qe kam deshire te punoj dhe e kam me shume pasion kete pune, prandaj mundohem qe te jap me te miren neper seanca stervitore dhe mundohem qe t’i mesoj me te miren lojtareve qe te ecin ne futboll dhe ne jeten e perditshme sepse ne rradhe te pare duhet sjellja ne grup me shoket, brenda dhe jashte fushe pastaj sporti.
– Kush eshte lojtari me i talentuar qe keni stervitur ne keto vite?
Kam stervitur shum lojtare qe kane patur dhe kane talent. Disa prej tyre kane luajtur edhe ne Superiore siç eshte Ardit Nikaj qe debutoi vitin e kaluar me Skenderbeun, Amin Tahiri qe luan tek Torino dhe shume lojtar qe tani jan pjese e Akademise Vllaznia tek U19 dhe sidomos te U17 ku jan shpallur dhe kampion kete vit. Pjese ketij ekipi jane plot 5 lojtare te formacionit qe kane qene pjese e Akademise tone. Ne kemi dhe tani nje brez shume te mire me te cilet po punohet dhe brenda pak vitesh do japin rezultat.
– Cilin ekip do drejtoni ne sezonin e ri?
Do jem pjese e ekipit U15 dhe kete vit do marrim pjese ne kategorine e pare bashke me U14 dhe shpresojme qe te bejme nje paraqitje sa me te mire dhe besoj se si çdo vit qe kemi pasur sukses ne Ligen Amatore, edhe ne kategorine e pare do leme shenje qe ne vitin e pare me te dyja keto grupmosha.
– Atletik, ka prioritet rritjen cilesore te elementit te ri?
Po ky eshte qellimi i pare i Akademies qe te punoje sa me shume qe te nxjerre elemente sa me te mire per te ardhmen e tyre.
– Pse nje femije ne Shkoder duhet te zgjedhe Atletik per t’u marr me futboll?
Sepse aty punohet me deshire dhe me shuem pasion nga te gjithe. Sepse ne jemi nje familje dhe s’ka dallime ndermjet njeri-tjetrit, prandaj kemi patur sukses keto vite dhe do kemi edhe per shume vite te tjera sepse po punohet dhe tek kompleksi i ri qe kemi marre.
– Synimet e Kaloshit ne aspektin personal per te ardhmen?
Per momentin jam mire ketu sepse kam gjetur nje harmoni shume te mire me pjestaret e stafit dhe punoj i qete. Me vone te shohim, normal gjithesecili mendon per me te miren dhe me lart.
Intervistoi: Gjergj KOLA