Gazetari dhe radiokronisti i njohur Isuf Myrtaj e ka kthyer tashme ne tradite berjen e prognozes per shanset dhe kuaotat e seciles skuadren ne prag te nisjes se nje sezoni te ri futbollistik. Keshtu ka vepruar edhe kete here teksa ka dhene mendimin e tij per shanset qe ka secila prej 10 skuadrave pjesmarrese per titullin kampion.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se gazetari laçian mendon se shanset me te medha per t’u shpallur kampion ne sezonin e ri i ka Laçi, ekip te cilin e ka kuotuar secilen me 3.70. Ne vend te dyte dhe te trete nderkohe me te njejten kuote ka llogaritur Kukesin dhe Vllaznine, per te vijuar me pas me Tiranen, Egnatian, Partizanin e keshtu me rradhe.

Ja çfare shkruan Myrtaj ne parashikimet e tij:

Kuotat e mia tradicionale zakonisht 10 ditë para startit (9 gusht 2022):

Edicioni i 84-ët Kombëtar Abissnet Superiore, starti më 20 gusht 2022.

Qëllimi:

Të shtyjë klubet për të parë vetvetën në raport me rivalët pse jo dhe për të parë se deri ku shkon “intuita” personale e momentit. Një vit më parë, gabimi i madh Dinamo (më poshtë parashikimet e sezonit të kaluar).Të tjerat në ‘shina’.

Pjesëmarreset:

Tirana, Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia, Teuta, Kastrioti, Egnatia, Bylis dhe Erzeni.

Ky sezon ‘diktuar’ nga ‘Katar 2022 (21 nëntor- 18 dhjetor 2022) teksa nis shpejt, pritet të mos ketë skuadra dukshëm favorite për titull. Lëvizjet ne merkato por dhe aksesorë të tjerë që lidhen me klube të caktuara si mungesa e stadiumëve, financat, “paragjykimet” apo gabimet arbitrare (edhe pse ekziston VAR) pritet të shoqërojnë garën e ardhëshme.

*Kuotat janë përllogaritur ende pa u mbyllur merkato. Me rihapjen e merkatos së Janarit, ato mund të lëvizin në vlera.

Kuotat e mia 2022-23:

1-Laçi 3.70

2-Kukësi 3.80

3-Vllaznia 3.80

4 Tirana 3.85

5-Egnatia 6.50

6-Partizani 6.85

7-Teuta 7.50

8-Bylis 14.80

9-Kastrioti 22.50

10-Erzeni 28.00