“Derbi” i kryeqytetit tashme eshte lene pas dhe vemendja po spostohet drejt ndeshjes qe do te luhet diten e shtune ne Shkoder ne mes Vllaznise vendase dhe Partizanit kryesues te kampionatit.

Ne lidhje me kete ndeshje ka folur edhe specialisti i futbollit Sulejman Starova. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, ai tregoi disa nga arsyet që kanë sjellë oshilacione te të kuqtë. Gjithsesi ai tha që beson se Partizani nuk do të përsërisë të njëjtat gabime në 12 javët e fundit.

Sipas Starovës, tashmë të kuqtë janë në rrugën e duhur dhe kanë marrë bonus në moral pas fitores në derbi.

“Kur e thua kampionat i çmendur, i kanë kaluar oshilacionet të gjitha skuadrat. Janë shumë arsyet pse. Një nga arsyet te Partizani, është mosha e re. Postet të dubluara, shumë lojtarë, numrat i kanë. Dikush e mban formën, dikush jo. Ndonjëherë euforia. Nuk e besoj se do të përsëriten oshilacionet te Partizani në 12 ndeshjet e fundit.

Vllaznia-Partizani janë dy skuadra për titull. Në këtë ndeshje janë të treja rezultatet. Kur skuadra luan dhe nuk fiton, është pak më ndryshe. Partizani është në rrugën e duhur, lojtarët janë rritur. Papritur shikon një skuadër plot sulme dhe ka marrë shumë bonus moral pas fitores në derbi”- ka deklaruar Starova.