Ulqini prej kohesh eshte shnderruar jo vetem ne nje qender te madhe turistike, por edhe si destinacioni i shume ekipeve sportive te cilet e zgjedhin ate per te zhvilluar stervitjet dimerore ose verore. Rasti me i fundit ishte ai i Vllaznise qe u stervit per 10 dite atje.

Por nderkohe ky qytet vuan ndertimin e nje stadiumi bashkekohor dhe duket se se fundi kane levizuar levizjet per ndertimin e nje stadiumi te tille.

Lajmin e bën të ditur, Skendo Rexha, një nga aktivistët dhe drejtuesit kryesorë e njohur në vite pranë Klubit të Futbollit Otrant Olimpik të Ulqinit.

Stadiumi i qytetit në Ulqin është ëndërr e shumë gjeneratave që fatkeqësisht nuk u realizua kurrë. Pushtetet e mëparshem nuk patën vullnetin qe as të gjejnë lokacionin pavarësisht burimeve financiare të siguruara.

Gjithçka e përfunduam në një kohë rekord dhe tani presim një koordinim përfundimtar me Federatën e Futbollit të Malit të Zi për detajet e fundit. Ne dëshirojmë që stadiumi i Ulqinit të jetë ndër më të bukurit në këtë pjesë të rajonit.

Po ashtu, një falenderim special kam për mikun tim në ilustrimin e projektimit konceptual të stadiumit të ardhshëm në Plazhë të Madhe. Presim shumë shpejt që të shpallim konkursin publik arkitektonik, dhe që arkitektët tanë të kenë mundësinë të propozojnë idetë e tyre.