Kane mbetur edhe vetem tre dite nga ndeshja finale e Superkupes ndaj Tiranes dhe ne Shkoder po rritet edhe me shume ankthi dhe deshira per ta bere te vetin edhe kete trofe ndaj skuadres kampione ne fuqi te vendit dhe njekohesisht rivales se perjetshme te tyre.

Kuptohet qe e gjithe skuadra eshte e fokusuar tek pergatitjet ne fushen e stervitjes, por nga ana tjeter, tifozet por edhe drejtuesit e klubit nuk kane arsye tjeter per te menduar ndryshe perpos fitores ndaj bardhebluve.

Ne te njejten linje eshte edhe presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi. Ne nje postim ne rrjetet sociale, permes nje shkrimi me fjale te dialektit verior, ai u ben thirrje te gjithe tifozeve per te mbeshtetur te merkuren skuadren ne “Air Albania”

“Të markuren me 07 Dhjetor, ne orën 19.00 luhet Klasikja për Superkupen. Le ta mbështesim si asnjeherë tjetër më përpara në Air Albania dashnin tonë të përbashkët VLLAZNINE kuq e blu.

T’gjithë bashk, për nji qëllim, për t’plotësu andrren tonë, që t’sjellim trofeun e dytë brenda 2022 n’Shkodrën tonë 2400 vjeçare, n’kryeqendrën historike Ballkanike”- shkruan presidenti i Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/