Publikohet lista zyrtare e federimit e ekipit te Vllaznise ne futboll per femra, per turin e pare te “UEFA Women Champions League”.

Ka qene vete faqja zyrtare e institucionit te futbollit europian qe e ka publikuar listen e dorezuar nga drejtuesit e Klubit te Futbollit te Femrave Vllaznia.

Ne listen prej 25 lojtaresh bejne pjese tre portieret, spanjollja Anna James Buhigas dhe shkodranet Ardiola Raxhimi e Klejda Synaj. Per te vazhduar me mbrojteset Albina Rrahmani, Arbiona Bajraktari, Lucije Gjini, Matilda Gjergji, Sara Maliqi, Arlinda Piranej, Ada Brooklyn Tidder, Alda Blinishta e Suzana Vuksani.

Per te vazhduar ne kete liste me mesfushoret Esmeralda Franja, Gresa Berisha, Arbenita Curraj, Arlinda Kodra, Lumbardha Misini, Julia Ann Sattler dhe Ilaria Zarka, nderkohe qe per repartin e sulmit jane federuar futbollistet Megi Doçi, Melissa Alison Garcia, Qendresa Krasniqi, Esi Lufo, Rrezona Ramadani e Klaudia Borci.

Trajneri Nikolin Leka siç shikohet do te kete nje numer lojtaresh cilesore te bollshme me te cilat do te mundohet te ndertoje nje formacion fitues per sfiden e 20 gushtit ndaj fitueses se çiftit Ferenvarosh- Czarni.

Vete ai eshte shprehur se Vllaznia e sivjetme eshte me e forte se ajo e nje sezoni me pare dhe kesisoj padyshim qe do te tentoje e synojne fitoren dhe kalimin ne 32 skuadrat me te mira te kontinentit./SHKODRA-SPORT.COM/