Për herë të parë pas shumë vitesh, Vllaznia e të rinjve ose siç quhet tashmë ajo U19, nuk do të jetë në mes ekipeve më të mira që do të luftojnë për të fituar titullin kampion. Ajo është renditur në vendin e pestë dhe për këtë arsye nuk ka të drejtë të jetë në play-off.

Ndodh pas shumë vitesh dhe arsyet pse ndodhi kështu janë disa. Duke filluar nga ndryshimi i brezave dhe mbase ky aktuali nuk është shumë premtues. Përpos kësaj, ndryshimi i skemës së kampionatit duke u eliminuar faza e tretë e tij, e gjeti skuadrën në pozicionin jo të duhur dhe nga kjo e pësoi.

Për të mos përmendur edhe ndonjë aleancë të mundshme të ekipeve të tjera për ta lënë jashtë Vllazninë U19. Megjithatë të gjitha këto thjesht janë justifikime sepse realiteti është ai që mbetet.

Dhe në fakt ka shumë persona të cilët janë zhgënjyer nga kjo gjë. Njëri prej tyre është edhe ish- kapiteni i këtij ekipi dy vite më parë Arsaed Rahova i cili e ka shprehur këtë gjë përmes një postimi në faqen e tij kur shkruan:

“Dikur Tirana kishte andërr me na marr barazim e sot Tirana del kampion e Vllaznia as në play-off nuk shkon”. Kaq mjafton për të kuptuar atë se çfarë ka dashur të thotë ish- futbollisti kuqeblu.
www.shkodrasport.com