Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, në fund të ndeshjes është dukur shumë i mërzitur. Jo vetëm për humbjen, por edhe për sjelljen e gjyqtarëve dhe lojtarëve të tij në fushën e lojës.

Gjatë momentit të largimit nga stadiumi, Lici nuk ka dashur të flasë, por në lidhje me çështjen e penalltisë së padhënë dhe gjyqtarëve ai është shprehur se këta të fundit i janë bërë gangrenë Vllaznisë.

“Nuk është se dua të flas. Nuk kam çfarë të them për gjyqtarin. I vihet litari në grykë të mbyturit. Apo, të na japin një dorë.

Nuk dua të bëj asnjë polemikë, sepse hallin e kam te ndeshja tjetër. Edhe në Shkodër na ka dëmtuar me Tiranën”, u shpreh shkurt për “Panorama Sport” Suad Lici.