Vendimi i Komisionit te Apelit prane Federates Shqiptare te Futbollit per te lene ne fuqi ate te Disiplines qe e pat perjashtuar Terbunin nga kategoria e pare, ka sjelle edhe reagimin e kandidatit te koalicionit “Bashke fitojme” Rrok Dodaj per Bashkine Puke.

Permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare, ai fajeson drejtuesit aktual te Bashkise te cilet kane emeruar njerezit jo te duhur ne krye te klubit, te cilet me papergjegshmerine e tyre kane sjelle kete ndeshkim, te dytin ne kater vitet e fundit. Ja çfare shkruhet ne faqen e kandidatit Dodaj:

Futbolldashës, tifozë dhe ultras të ekipit FK Tërbuni!

Shpreh keqardhjen time për vendimin e Apelit pranë FSHF, i cili lë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës që ekipi jonë të përjashtohet nga kategoria e parë dhe rrëzimin në kategorinë e dytë, të cilin e konsideroj të padrejtë dhe mjaft të ashpër në kurriz të tifozerisë më të mirë dhe më të kulturuar që mund të kenë stadiumet shqiptare.
Sigurisht, kjo situatë ka vend për analizë dhe nxjerrje përgjegjësish konkrete. Është hera e dytë, që në harkun kohor të 4 viteve, ekipi ynë merr një dënim të kësaj natyre për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur.

Dështimi i masave organizative është pasojë e emërimeve të zyrtarëve të Klubit, pa asnë kriter dhe që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin apo dhe e trajtimit të logos së ekipit për baste sportive dhe allishverishe të tjera që i shërbejnë vëllezërve menaxhues (presidentit dhe drejtorit sportiv).

Duke qenë me ju, në këto momentë të lëndimit të ndjenjave tuaja futbolldashëse, gjej momentin të shpreh premtimin tim madhor, se FK Terbuni do jetë prioriteti im, të cilin zotohem se do i jap mbështetjen maksimale dhe për të cilin kam një vizion të qartë për t’a nxjerrë nga honet e matrapazëve.

Organizimin në shoqëri aksionere si modelin më të sukseshëm, afrimin e biznesmenëve pukjanë me të drejta të plota aksionere, të cilët janë shumë të lidhur shpirtërisht me tifozerinë dhe ekipin, por që janë larguar nga kryebashkiaku, pasi ky i fundit dëshironte terren të hapur për allishverishe, si dhe mbështetja e pakushtëzuar për ekipet e moshave, në funksion të nxitjes dhe promovimit të talenteve të reja, janë obligimi dhe angazhimi im i pareshtur.

Më 14 maj, le t’i japim fund praktikës korruptive të administrimit të ekipit Terbuni dhe të ndërtojmë bashkërisht një vizion të qartë të sportit pukjan në përgjithësi dhe veçanërisht të futbollit si krenari e jona!