Një lajm i publikuar sot në një nga të përditshmet sportive se gjoja UEFA i ka mbyllur dyert Vllaznisë dhe Tiranës për pjesmarrje në Kupat e Europës në sezonin e ri për probleme financiare, ka sjellë reagimin e klubin shkodran. Natyrisht që një reagim i tillë ka ardhur edhe pas kontakteve me FSHF ku kanë mësuar se institucioni i futbollit europian nuk ka sjellë asnjë shkresë të tillë nga sa është shkruar. Për këtë arsye, kuqeblutë kanë dalë me një reagim për mediat ku thuhet: Reagim i Klubit të Futbollit Vllaznia
KF Vllaznia është i detyruar të reagojë sërish në lidhje me mashtrimin e rradhës që publikohet në media. Sipas asaj që është shkruar së fundi, UEFA gjoja ka kthyer përgjigje negative për dy prej klubeve shqiptare që kanë aplikuar përpjesmarrje në Kupat e Europës në sezonin e ri, për Vllazninë dhe Tiranën, për arsye të borxheve që ato kanë. Në fakt asgjë nuk është e vërtetë në këtë mes. Në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk ka ardhur asnjë vendim i tillë dhe për më tepër, KF Vllaznia nuk ka pse të penalizohet nga një pjesmarrje e tillë. Klubi jonë nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj asnjë futbollisti dhe nëse janë disa detyrime të papaguara në organet tatimore, ky nuk përbën asnjë problem sepse siç e kemi bërë të ditur, ne kemi firmosur një marrëveshje me Drejtorinë e Tatimeve Shkodër për likujdimin e tyre dhe kemi filluar ta bëjmë një gjë të tillë me shumë korrektesë. E gjithë kjo zhurmë është vazhdë e shumë të pavërtetave që shkruhen e thuhen kohët e fundit nga njerë që ndoshta kanë dëshirën dhe objektivin për ta parë këtë skuadër në në gjendje jo të mirë megjithatë, këto sulme nuk do na ndalin në pretendimet tona për zënien e vendit të katërt në renditje dhe qëdrimit me shpresa se do të sigurojmë një vend për në Kupat e Europës sepse asgjë nuk na penalizon në këtë drejtim.