Real Madrid dhe Eden Hazard nuk kanë arritur në asnjë moment të krijojnë një “feeling” mes tyre teksa lojtari pjesën më të madhe të kohës prej kur ka mbërritur në Madrid ka qëndruar jashtë fushave si pasojë e dëmtimeve.
Ndaj, së fundmi drejtuesit spanjollë po mendojnë ta rikthejnë belgun te Çelsi, klubi nga i cili e transferuan dy vite më parë.
Sigurisht, Los Blancos nuk mund të sjellin mbrapsht 100 milionë eurot e shpenzuara për të, megjithatë, për një shifër prej 50 milionë eurosh janë të gatshëm ta largojnë.
Mbetet për t’u parë nëse Çelsi do të ketë dëshirën të rikthejë në Stamford Bridge Hazard, ndërkohë që trajneri Tomas Tuhel i beson shumë të rinjve si Maunt apo Pulisiç. /VipSport/