El Clasico numër 250-të ka përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të kampionëve aktual të Europës.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh, me një kundersulm fantastik, të përfunduar nga Benzema në minutën e 12-të të lojës dhe më pas me një supërgol të Valverdes, në minutën e 35-të, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Barcelona arriti të barazojë në minutat e fundit të lojës, përkatësisht në atë të 83-të me Ferran Torres.

Kështu katalanasit ngushtuan rezultatin, duke dhe menduar për një barazim, dhe pse jo, një kthim rezultati të mrekullueshëm. Mund të quhej kjo një ‘ëndërr’ e tyre, pasi ishte Rodrygo lojtari i momentit, ai që pas një aksioni të mrekullueshëm të Valverdes, ja arriti të marrë një penallti, e cila u vendos nga ndihma e VAR në minutën e 91-të të lojës.

Kështu Real Madrid vazhdon marshimin e tij, aktualisht me asnjë humbje, duke rimarrë kreun nga Barcelona, që tashmë mbetet pas me 3 pikë më pak nga Kampionët në fuqi.

FT REAL MADRID- BARCELONA 3-1
12′ Benzema, 35′ Valverde, 90+1′ Rodrygo / 83′ Ferran