Besëlidhja u dha për fundimisht “lamtumirë” pretendimeve për një vend në Superiore pas humbjes së pësuar në Rrogozhinë kundër Egnatias.

Njëherësh kapin edhe një rekord të “zi”, pasi do të shënojnë për të parën herë sezonin e 11-të radhazi në nivelin inferior.

Besëlidhja në vjeshtën e këtij viti mbush plot 88 vite si pjesëmarrëse në aktivitetet futbollistike të të gjitha kompeticioneve në futbollin shqiptar, ku 24 sezone i ka luajtur në Kategorinë Superiore, duke nisur që nga viti 1937.

Gjatë udhëtimit të saj 88-vjeçar, Besëlidhja nuk ka qëndruar asnjëherë 10 sezone radhazi në nivelin inferior, ndërsa sezonin e ardhshëm do të startojë sezonin e 11-të, një rekord i saj në nivelin inferior.

Tashmë lezhjanët e Besëlidhjes do të luajnë 6 sfidat e mbetura vetëm për statistikë, pasi me rezultatet e tyre nuk ndryshojnë asgjë.