HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERenato Malota largohet nga Laçi, por mbetet në Superligë. Gati kontrata me...

Renato Malota largohet nga Laçi, por mbetet në Superligë. Gati kontrata me një tjetër ekip

Renato Malota nuk është më pjesë e Laçit. Pas tre sezoneve me kurbinasit, 33 vjeçari nga Lezha ka konfirmuar largimin në kanalet e komunikimit. Pas fundit të aventurës në Europë me Laçin, Malota është larguar nga bardhezinjtë mes falenderimesh.

Mbrojtësi pritet të kalojë te Egnatia po në Superligë, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Besëlidhjes, Dinamos, Kukësit, Partizanit dhe Vllaznisë.

”Përshëndetje. Nga sot nuk jam më pjesë e Laçit pasi marrëveshja ime ka qenë të luaja në Kupat e Europës, pasi kontrata më kishte mbaruar në fundin e majit.

Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme si për mua edhe për Laçin pasi dy sezonet e shkuara luftuam për titullin kampion. Falenderoj tifozët dhe presidentin për korrektësinë. Në ditët në vijim do ju prezantoj me ekipin tim të ri”, shkruan Malota.

Ne fakt nuk eshte shume e veshtire per te mesuar se cili do te jete destinacioni i tij i ardhshem. “Shkodra Sport” prej kohesh ka bere te ditur se Malota ka rene dakord me drejtuesit e Egnatias dhe do te jete pjese e kesaj skuadre ne sezonin e ri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments