Dy ndeshjet e para të javës së 27 të Superiores kanë sjellë pak ndryshime në renditjen e kampionatit, por kanë qenë të rëndësishme për të dy skajet e tabelës.

Në kryesim, Tirana me barazimin ndaj Kukësit nuk ka lënë një rival të rëndësishëm që të ringjallë shpresat për t’u kthyer në garë për kampionatin e kështu vazhdon e qetë drejt titullit kampion që nuk duket se mund t’i shpëtojë kryeqytetasve.

Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Dinamos dhe Egnatias ka qenë shumë e rëndësishme për fundin e klasifikimit, pasi i jep mundësinë Egnatias që të largohet nga zona e ftohtë. Ndërkohë zhyt edhe më thellë “nëndetësen” në vendin e parafundit dhe kthimin në Kategorinë e Parë.

JAVA 27
E SHTUNË
Kukësi-Tirana 0-0
Dinamo-Egnatia 0-2

E DIEL
Teuta-Skënderbeu 16:45

E HËNË
Vllaznia-Kastrioti 16:45
Partizani-Laçi 16:45