U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 25-të të Superiores, ku nuk mungoi spektakli dhe surprizat.
Me fitoren e arritur me përmbysje ndaj Vllaznisë, bardheblutë e Tiranës, duket se kanë vendosur njërën dorë tek titulli kampion, teksa kanë thelluar provizorisht diferencën ne +11 nga Laçi që do të përballet nesër me Skënderbeun.
Për sa i përket Vllaznisë, shkodranët kanë stopuar në vendin e 4-t me 39 pikë, po aq sa Kukësi që do të luajë nesër. Ndërkohë sfidat tjetër, ajo mes Partizanit dhe Egnatias, u mbyll në barazim 1-1.
Me pikët e marra, Egnatia u ngjit në kuotën e 24 pikëve, 1 më shumë së Dinamo që ka një ndeshje më pak, teksa Partizani mban vendin e 5-të me 35 pikë, 4 më pak se Vllaznia dhe Kukësi.