HomeKRYESORE'Revoltë' tek Manchester United, lojtarët dalin hapur kundër trajnerit

‘Revoltë’ tek Manchester United, lojtarët dalin hapur kundër trajnerit

Erik Ten Hag po përballet me një revoltë të futbollistëve që thuhet se janë të zhgënjyer dhe të pakënaqur me gjendjen e tyre aktuale.

United ka humbur 10 ndeshje tashmë këtë sezon, me Anthony Martial që u përplas me Ten Hag gjatë disfatës së së shtunës ndaj Neëcastle dhe Marcus Rashford gjithashtu u kritikua për performancën e tij.

Me Raphael Varane jashtë formacionit fillestar dhe Jadon Sancho jashtë skuadrës tërësisht, Ten Hag po lufton për t’i mbajtur lojtarët në anën e tij përpara disa javësh ku do të këtë të bëjë me kundërshtarë të fortë.

Siç raportohet Jadon Sancho është dënuar të stërvitet i vetëm, por disa shokë të skuadrës po e ndihmojnë që ai të rikthehet në ekip.

Duket se e gjitha është çështje disiplinore dhe futbollistët kërkojnë që trajneri të jetë më pak i ngurtë në marrëdhënie me ta.

Ndërsa disa nga lojtarët e United thuhet se mendojnë se qëndrimi kokëfortë i Ten Hag është i gabuar dhe po rezulton në dëm të ekipit me mungesën e rezultateve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments