FIFA ka propozuar së fundmi një risi për sa i përket vazhdimit të pjesës së mbetur të sezonit në aktivitetet futbollistike.

Sipas mediave të huaja, qeveria e futbollit botëror është shprehur pro lejimit të kryerjes së 5 zëvendësimeve për çdo skuadër gjatë ndeshjeve.

Por, që ky propozim të marrë fuqi duhet të miratohet nga Bordi i Shoqatës Ndërkombtare të Futbollit (IFAB), e cila miraton rregullat e lojës së futbollit.

Nëse ky propozim do të kalohej me sukses, do të ishte një ndihmë e madhe për klubet e futbollit, të cilat do të kenë mundësi të aktivizojnë më tepër lojtarë në ndeshje dhe të karikohen më tepër për të siguruar rezultatet pozitive.