Superklasikja e Kupës Libertadores mes River Plejt dhe Boka Juiors, pritet të shkaktojë shumë emocione dhe siç ka ndodhur disa herë gjatë ndeshjeve të dy skuadrave në kompeticionet kombëtare, edhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore të tifozerive.

Për këtë arsye, River Plejt pritës ka marrë të gjitha masat që në “Monumental” të mos përjetohet asnjë lloj tragjedie, me një plan të veçantë masash që përfshijnë shumë mjekë, infermierë e ambulanca të gatshme.

Në stadium dhe rrethinat e tij do të jenë të pozicionuara në vende të ndryshme 9 ambulanca ultramoderne, të pajisura mirë dhe të gatshme për të bërë transportimin e personave që vuajnë nga probleme të ndryshme. Ndërkohë, janë instaluar 25 pika sanitare në ambientet e stadiumit, me 35 doktorë, 17 infermierë dhe 45 asistentë.

Ndërkohë, në tribunat e ndryshme të stadiumit do të shpërndahen dhe të jenë në gjendje gatishmërie defibrilatorë, aparatet që nevojiten në rast emergjence, kur ka ndalim të rrahjeve të zemrës.

Gjithçka në këtë plan është ndërtuar nga Komisioni i Emergjencave të Buenos Aires, ku të gjithë janë të ndërgjegjshëm se dita e Superklasikes, nuk do të jetë si të tjerat dhe finalja do të ketë shumë emocione, aq sa edhe për të të pushuar zemrën. /vipsport/