Armando Broja është objektivi kryesor i West Ham.

“Daily Mail” raporton se tekniku David Moyes ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që me çdo kusht ta transferojnë Brojën.

Broja është i huazuar nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni te Southampton, ndërsa ka realizuar 9 gola.

Megjithatë, nuk përjashtohet që shqiptari të mbetet dhe për një sezon te Southampton, ndërsa një largim i Lukakut Chelsea mund të rikthejë Brojë.