Rubin Hebaj do të nisë një aventurë të re në kampionatin ukrainas! Sulmuesi shkodran ka kryer ditën e sotme vizitat mjekësore me skuadrën e Vorskla Poltavës dhe pak minuta më parë, është zyrtarizuar si blerja më e fundit e klubit ukrainas.

Ashtu siç ishte njoftuar nga “VipSport.al”, Hebaj është tashmë zyrtarisht pjesë e Vorsklas dhe ka firmosur një kontratë dyvjeçare, duke i dhënë fund aventurës së tij në Shqipëri, ku u shpall kampion me Partizanin. Për sulmuesin shkodran kishte oferta si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë vendit por Hebaj është bindur nga Vorskla.

Në të kaluarën, ai ishte edhe pjesë e Domzhales në kampionatin slloven, skuadër te e cila nuk arriti të linte shumë gjurmë dhe u huazua me të drejtë blerje te Partizani, por këta të fundit nuk preferuar të blinin përfundimisht kartonin e tij. /VipSport/