Fitorja e sotme ndaj Flamurtarit ndonëse e arritur vetëm në minutat e fundit, e ka entuziasmuar pa masë trajnerin e Vllaznisë Rudi Vata. I frymëzuar edhe më tepër nga prania në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi” e dy djemve dhe e bashkëshortes së tij, atij i është edhe më shumë gëzimi për këtë trepikësh të marrë. Duke folur pas ndeshjes në lidhje me këtë fitore, ai ka thënë: “Ishte një fitore e merituar me shumë vlera dhe na jep tre pikë. Prandaj përfundimisht na largon nga çdo aludim për të rënë arritur të zbresim në zonën e ftohtë. Në Kupë ishte një ndeshje tjetër dhe duhej të fitonim me çdo kusht me dy gola diference.
Sigurisht që gjendja e skuadrës nuk është për të mundur një Flamurtar me dy gola diferencë. është një Vllazni e ndërtu me lojtarë të rinj që premtojnë për të ardhmen por nuk japing garanci absolute për të konkuruar me lojtarë me eksperiencë. Çdo ndeshje ne duhet ta trajtojmë si trepikëshe. Skuadra po vjen e përmirëoshet, gjendja psikologjike është më e mirë. Sigurisht që kishim dy mungesa të rëndësishme si Brnoviç të dëmtuar në nxemje dhe Popoviç. Por, përgjithësisht lojtarët u ambjentuan dhe punuan mirë dhe pavarësisht mungesave treguan që mund të ia arrijnë”.
www.shkodrasport.com