Sezon i shkëlqyer për Liverpoolin, i cili ka vendosur një epërsi prej 8 pikësh nga Leciester City i vendit të dytë, ku në këtë sukses dhe ka ndikuar edhe Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian vazhdoi formën e tij të shkëlqyer kundër Bournemouth të shtunën, duke kontribuar me një gol dhe një asistim në një fitore 3-0 në ‘Dean Court’.

Në ndeshjen e 100-të për Salah në Premierligë, duke llogaritur që ka luajtur për skuadrat Liverpool dhe Chelsea, ai ka arritur të shënojë 63 gola.

Të vetmit lojtarë që kanë shënuar më shumë se 27-vjeçari në 100 ndeshjet e tyre të para janë Alan Shearer (79), Ruud van Nistelrooy (68) dhe Sergio Aguero (64).

Goli i tij në Bournemouth ishte e 81 me fanellen e Liverpool, që do të thotë se ai ka barazuar rekordin e Fernando Torres me 81 gola për ‘Të Kuqtë’.