Luhet java e fundit e kampionateve, por shumë klube kanë nisur në avancë që të projektojnë skuadrën për të ardhmen.

Shumë prej kuqezinjve janë në merkato dhe një prej tyre ka bërë bashkë drejtuesit e dy klubeve italiane.

Sampdoria ka nisur bisedimet me Breshian për shërbimet e Emanuele Ndojit. Mediat italiane kanë bërë me dije se oferta e parë nga Sampi është bërë prej 3 milionë eurosh.

Mesfushori është thërritur së fundmi edhe nga trajneri Kristian Panuçi në Kombëtaren A të Shqipërisë.