Problemet e shumta të dy sezoneve të fundit në lidhje me kalendarin e ndeshjeve kanë bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të zërë mend dhe të marrë vendime ndryshe për sezonin e ardhshëm.

Sot janë shpallur prej saj datat zyrtare të nisjes së aktiviteteve për sezonin 2018-2019 dhe bie në sy fakti se Superiorja nis në 19 gusht.

Do të luhen tri ndeshje të kampionatit të ardhshëm, para se të bëhet grumbullimi i kombëtares.

Diçka normale që kampionati ynë të fillojë në gusht, pasi shmanget ngjeshja e ndeshjeve apo dhe bërja “çorap” e kalendarit.

Gjysma e dytë e kampionatit të ardhshën nis më 26 janar dhe gara mbyllet më 25 maj.

Kategoria e parë është vendosur të fillojë më 9 shtator, pra 4 javë pas nisjes së Superiores.

Ndeshja e Superkupës së Shqipërisë është caktuar të luhet më 12 gusht. / Vipsport.al