Trajneri shkodran Samuel Nikaj do të jetë trajneri i ri i ekipit Flamurtari i Prishtinës. Akordi është arritur pasditen e sotme dhe shumë shpejt ai pritet të nisë punën me këtë ekip. Lajmi është bërë i ditur nga gazetaolle.com. Ajo ka konfirmuar largimin e trajnerit të mëparshëm dhe emërimin në vend të tij të Nikajt.
Është nënkryetari i klubit, Ymer Ademi, që ka konfirmuar lajmin.
“Jusuf Tortoshi nuk është me trajner i Flamurtarit. Ai është i ngarkuar edhe me punën e tij, andaj nuk po mund të përkushtohet maksimalisht. Kanë ndikuar edhe rezultatet jo aq të mira kur dihet se ne e synojmë Superligën”, ka thënë kryetari i klubit të Flamurtarit, Ymer Ademi, për Gazetaolle.com. Tortoshi është zëvendësuar menjëherë me trajnerin nga Shqipëria, Samuel Nikaj. “Kemi dashur ta sjellim një frymë të re në ekip. Samuel Nikaj është trajner me liçencë UEFA PRO ndërkohë që punon edhe si profesor. Ai është i ri dhe me perspektiv pasi që ka ndjekur shumë kurse të UEFA-s dhe FIFA-s. Unë punoj në Shqipëri dhe ideja për këtë trajner më ka ardhur pas disa bisedave me miq të mi”, ka thënë Kryetari i Flamurtarit, Ymer Ademi për Gazetaolle.com. Nikaj së fundi drejtoi Tërbunin e Pukës. Flamurtari garon në Ligën e Parë. Ditet e fundit u perfol per nje kalim te tij te mundshem ne krye te Bylisit te Ballshit dhe akordi ishte shume prane por ne fund, ai ka preferuar te marre drejtimin e ekipit kosovar.
© shkodrasport.com