Pasi mbyllën marrëshjen me trajnerin Blerim Mula që u rikthye sërish të drejtojë të rinjtë e klubit, Vëllaznimi tashmë ka filluar të gjejë zgjidhje për edicionin e ri.

Media online “Gazeta Olle” ka raportuar gjatë mbrëmjes se djeshme se drejtuesit e klubit gjakovar tashmë veçse e kanë mbyllur marrëveshjen me ish-trajnerin e Vushtrrisë, shkodranin Samuel Nikaj.

Nikaj për të tretin vit më rradhë arriti te ngjise një ekip në Superligë, pas Flamurtarit dhe Vushtrrisë në Kosovë dhe Kastriotit në Shqipëri.

Gjakovarët po e kërkojnë rikthimin në elitë që kur zbritën në Ligën e Parë vitin e kaluar dhe po e kërkojnë rikthimin e menjëhershëm në Superligë.

Vëllaznimi pati një mundësi të artë që të rikthehet në nivelin më të lartë të futbollit në vendin tonë, por që në ndeshjen e plej-ofit humbën 4-2 nga Trepça ’89.

Aktualisht kontrata e Nikajt me Vushtrrinë ka perfunduar dhe mundësitë e një rikthimi në “Ferki Aliu” janë shumë të vogla.

Me shumë pak fjalë Samuel Nikaj pritet të jetë trajner i ri i Vëllaznimit.